Thursday, August 29, 2013

Urtësi: Vëllai, Burri apo Fëmija



Urtësi: Vëllai, Burri apo Fëmija


Thuhet se Haxhaxh bin Jusuf eth-Thekafij ka urdhëruar për kapjen e tre personave të akuzuar dhe vendosjen e tyre në burg. Më pas urdhëroi që t’u prehet koka, dhe kur i sollën para xhelatit Haxhaxhi pa një grua të pashme që po qante dhe tha: Silleni atë!

Pasi e sollën para tij e pyeti: Përse po qanë?

U përgjigj: Ata për të cilët urdhërove t’iu prehet koka janë: Burri, vëllai dhe djali im. E si mos të qajë?
Haxhaxhi vendosi që ta falte njërin prej tyre si nderë për atë dhe i tha: Zgjedhe njërin prej tyre që ta fali. Dhe mendoi se ajo do të zgjedhte fëmijën e saj.
Mbretëroi heshtja në vendin e ngjarjes dhe sytë shikonin drejt gruas se cilin prej tyre do ta zgjedhte që të falej.
Heshti një çast dhe tha: “Vëllain”.
U çudit Haxhaxhi me përgjigjen e saj dhe e pyeti për sekretin e zgjedhjes së saj?
U përgjigj: Burri gjendet, d.m.th mund të martohem me një burrë tjetër. Fëmija lind, d.m.th pas martesës mund të lindë fëmijë, ndërsa vëllai nuk mundet ta gjejë, sepse nënën dhe babain nuk i kam më.
Fjala e saj u konsiderua tek Haxhaxhi urtësi dhe për t’u marrë shembull, kështu që vendosi t’i falë që të tre.

Subhanallah!

Vëllai nuk e din vlerën e vëllait dhe motrës vetëm atëherë kur e humbim ndonjërin prej tyre. Ruaji lidhjet mes teje dhe vëllezërve e motrave tua, sepse ajo është një diçka që nuk zëvendësohet.
Nëse e humbë nuk mund ta kthesh më asnjëherë.
Dërgo mesazh dashurie dhe respekti tek çdo vëlla dhe motër që e ke, dhe mos e vono këtë, sepse ndoshta ata janë të nevojshëm për këtë.

Allahu na bashkoftë në xhenet me vëllezërit dhe motrat tona!

Amin!!!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

No comments:

Post a Comment