Ringjalle një Sunnet të Namazit – I
Transmetohet nga Ebu Dherri – radijAllahu anhu – se Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
"Kushdo
që thotë dhjetë herë menjëherë pas mbarimit të namazit të Sabahut
[el-Fexhr], përpara se të lëviz nga vendi i tij apo të flas me ndokënd:
"La
ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu,
juhji ue jumitu ue huve ala kul-li shejin kadir - [ S’ka të adhuruar me
të drejtë përveç Allahut një dhe të pashoq, Atij i takon Sundimi dhe
lavd-falënderimi, [vetëm] ai e sjell jetën dhe [shkakton] vdekjen dhe Ai
ka fuqi të plotë mi çdo gjë]”,
Dhjetë
vepra të mira do t’i regjistrohen, dhjetë mëkate do t’i fshihen, do t’i
ngritët grada për dhjetë shkallë[në shpërblim], ai do të mbrohet nga të
gjitha dëmet e asaj dite, ai do të ruhet nga shejtani dhe asnjë mëkat
nuk mund ta arrij/parakaloj atë ditë (dhe t’i anuloj veprat e tij të
mira) përveç shoqërimit të të tjerëve në adhurim krahas Allahut.
(Et-Tirmidhi nr.3484 [5/515])
Et-Tirmidhi, komentoi mbi këtë hadith duke thënë, "Ky hadith është hasen-sahih (i mirë dhe autentik)".
Ngjashëm,
është Sunnet, po ashtu, të thuhet dhjetë herë menjëherë pas namazit të
akshamit, sipas hadithit të transmetuar nga Imam Ahmed ibën Hanbel
(rahimehullah) nën autoritetin e Ummu Selemes (radijAllahu anha),
hadithi me numër 26430. Gjithashtu, i përmendur në Sahihul Ibën Hibban
nr. 2023.
Burimi : Përmbledhje e Jurisprudencës Islame - Dr. Salih el-Feuzan; Vëllimi 1 , Kapitulli 10
Përktheu: M.M.
Burimi: www.Islamifejaevertete.com
No comments:
Post a Comment