Lutje nga Kurani dhe Suneti
Për shqetësimet e ndryshme shpirtërore dhe fizike, dhe për sprovat e ndryshme të njeriut
Këto lutje bëhen çdo ditë, në çdo kohë, veçanërisht në mëngjes e mbrëmje, dhe para gjumit
بِسْمِ اللَّوِ الرَّحَْْنِ الرَّحِيمِ 1( الَْْمْدُ لِلَّوِ رَبِّ الْعَالَمِنٌَ ( 2( الرَّحَْْنِ الرَّحِيمِ ( 3( مَالِكِ ي وَْمِ الدِّينِ ) 4( إِيَّاكَ ن عَْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِنٌُ ( )5(
اىْ دِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ 6( صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْ عَمْتَ عَلَيْهِمْ غَنًِْ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلََ الضَّالِّنٌَ ( .)7(
(1) Bismilahi-rrahmani-rrahim. (2) El hamdu lilahi rabbil alemin. (3) Arrahmani-rrahim. (4) Maliki jeumid-din. (5) Ijjake neabudu ue ijjake nestain. (6) Ihdinis-siratal-mustekim. (7) Siratal-ledhine en-amte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ue-lad-dalin.
(1) Me emrin e Allahut1, të Gjithëmëshirshmit2, Mëshirëplotit3! (2) I gjithë lavdërimi i përket Allahut, Zotit të të gjitha botëve4, (3) të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, (4) Sunduesit të ditës së llogarisë.5 (5) Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë e mbështetje6. (6) Na udhëzo në rrugën e drejtë7! (7) Në rrugën e atyre të cilëve u ke dhuruar mirësi8, jo të atyre që kanë merituar zemërimin (Tënd)9 dhe as të atyre të cilët kanë humbur10! [Surja El-Fatiha].
اللَّوُ لََ إِلَوَ إِلََّ ىُوَ الَْْيُّ الْقَيُّومُ لََ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلََ ن وَْمٌ لَوُ مَا فِِ السَّمَاوَاتِ وَمَا فِِ الَْْرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلََّ بِإِذْنِوِ
ي عَْلَمُ مَا ب نٌََْ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلََ يُُِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِوِ إِلََّ بَِِا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّو السَّمَاوَاتِ وَالَْْرْضَ وَلََ ي وَُُ هُُُ حِفْ هُُُمَا
.) وَىُوَ الْعَلِيُّ الْعَ يُِمُ ) 255
Allahu, la ilahe il-la huve el-hajjul-kajjum. La te’hudhuhu sinetun ue la neum. Lehu ma fis-semavati ue ma fil-ard. Men dhe-ledhi jeshfeu indehu il-la biidhnihi. Jealemu ma bejne ejdihim ue ma halfehum. Ue la juhijtune bishej’in min ilmihi il-la bima sha’e. Uesia kursijuhus-semavati uel-arda. Ue la jeu-duhu hifdhuhuma, ue huvel-alijjul-adhim.
Allahu!11 Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, të Përjetshmit12, Mbajtësit të gjithçkaje13! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi!14 Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë.1 Kush
______________________________________________
1 D.m.th. Filloj leximin me Emrin e Allahut. Kështu e ka mësuar Allahu të Dërguarin e Tij dhe të gjithë besimtarët, që para se të fillojnë çdo vepër apo thënie, ta fillojnë atë me Emrin e Allahut (Bismilah). “Allah” është emër i përveçëm nga emrat e Zotit që do të thotë: i hyjnizuar dhe i adhuruar nga të gjitha krijesat.
2 Mëshirues i të gjitha krijesave në këtë botë dhe në botën tjetër.
3 Mëshirues i besimtarëve posaçërisht, në këtë botë dhe në botën tjetër.
4 Prej njerëzve dhe xhinëve, brez pas brezi, si dhe të gjitha krijesave në të gjitha kohërat.
5 Askush tjetër nuk zotëron asnjë gjykim dhe asgjë atë ditë, ditën e llogarisë dhe shpërblimit për veprat e bëra në këtë botë, ditën e gjykimit.
6 Në adhurimin tonë për Ty dhe në të gjitha çështjet tona, dhe nuk i mbështetemi askujt tjetër.
7 Dhe na mundëso qëndrueshmërinë në të. Udhëzimi është dy llojesh: 1. Udhëzim për të gjetur rrugën e drejtë, e cila është është Islami, feja e Allahut në të cilën nuk ka kthesë as shtrembërim, dhe 2. Udhëzim në rrugën e drejtë, d.m.th. në sunetin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe në njohjen e hollësive të fesë dhe praktimin e tyre.
8 Të binden dhe të adhurojnë vetëm Ty. E ata janë: engjëjt, pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe vepërmirët.
9 Ata janë çifutët, të cilët e dinë të vërtetën dhe veprojnë të kundërtën e saj.
10 Ata janë të krishterët, të cilët nuk janë udhëzuar tek e vërteta por veprojnë pa dije.
11 Ky është ajeti më madhështor i Kuranit të ndershëm, më i mirë dhe më i lartë, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij prej çështjeve madhështore dhe atributeve të larta të Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye kanë ardhur hadithe të shumta që flasin për vlerën e këtij ajeti dhe që nxitin për leximin e tij në mëngjes e në mbrëmje, para fjetjes, pas çdo namazi farz, etj.
12 I Cili zotëron jetë absolute, të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe i Cili gëzon të gjitha cilësitë vetjake absolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.
13 Vet-Ekzistuesi, i Cili mbahet Vetë dhe mban gjithçka që ka krijuar me jetë, furnizim dhe gjithçka që iu nevojitet. Është Ai që gëzon të gjitha cilësitë veprore apsolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.
14 Sepse këto janë cilësi që tregojnë dobësi dhe nevojë, cilësi që i përshtaten krijesave dhe jo Krijuesit të Madhëruar, i Cili zotëron cilësitë e plota dhe absolute, që nuk i ngjajnë atyre të krijesave.
Mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij? 2 Ai di gjithçka që ka ndodhur para krijesave dhe gjithçka që do të ndodhë pas tyre,3 kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që do Ai. Kursiju4 i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atë nuk e lodh ruajtja e tyre (qiejve dhe Tokës). Ai është i Larti5, Madhështori. [Ajeti El-Kursij, Ajeti nr. 255 i sures El-Bekare].
بسم الله الرحْن الرحيم
.) قُلْ ىُوَ اللَّوُ أَحَدٌ ) 1( اللَّوُ الصَّمَدُ ) 2( لََْ يَلِدْ وَلََْ يُولَدْ ) 3( وَلََْ يَكُنْ لَوُ كُفُوًا أَحَدٌ ) 4
Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
Kul huvallahu ehad. Allahu es-samed. Lem jelid ue lem juled. Ue lem jekun lehu kufuven ehad.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
(1) Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! (2) Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. (3) Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. (4) Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” [Surja El-Ihlas].
بسم الله الرحْن الرحيم
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ ) 1( مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ ) 2( وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ) 3( وَمِنْ شَرِّ النَّ فَّاثَاتِ فِِ الْعُقَدِ ) 4( وَمِنْ شَرِّ
) حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ) 5
Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
Kul eudhu birabbil-felek. Min sherri ma halek. Ue min sherri gasikin idha uekab. Ue min sherri en-nefathati fil-ukad. Ue min sherri hasidin idha hased.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
(1) Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, (2) që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar (3) dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri (4) dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji) (5) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.” [Surja El-Felek].
بسم الله الرحْن الرحيم
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ ) 1( مَلِكِ النَّاسِ ) 2( إِلَوِ النَّاسِ ) 3( مِنْ شَرِّ الْوَسْوَاسِ الَْْنَّاسِ ) 4( الَّذِي ي وَُسْوِسُ فِِ صُدُورِ النَّاسِ ) 5( مِنَ
.) الِْْنَّةِ وَالنَّاسِ ) 6
Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
______________________________________________
1 Allahu është Zotëruesi dhe Sunduesi i Vetëm i gjithçkaje që ekziston, dhe Ai nuk ka asnjë shok apo ortak, as në sundim, as në atribute dhe as në adhurim.
2 Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu për askënd, veçse me lejen e Allahut, dhe kjo leje do të jetë në ditën e Kiametit, kurse në këtë botë askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, qoftë i gjallë apo i vdekur, dhe Allahu nuk pranon ndërmjetës, sepse Allahu thotë: “Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” *El Bekare, 186+.
3 Allahu di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para krijimit të krijesave dhe se çfarë do të bëjë në të ardhmen, në këtë botë dhe në botën tjetër.
4 Disa dijetarë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Dija” e Allahut, e cila përfshin gjithçka që gjendet në qiej e në tokë, të dukshme e të padukshme. Ndërsa të tjerë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Karrigia”, apo “Stoli” i vendosur para Arshit-Fronit të Allahut. Është vërtetuar se Ibën Abasi ka thënë: “Kursija është vendi i vendosjes së këmbëve, kurse madhësinë e Arshit nuk e përcakton veçse Allahu i Madhëruar.” Ndërsa nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ka ardhur veçse një hadith i saktë në lidhje me Kursijin, ku thuhet: “Shtatë qiejt para Kursijit nuk janë veçse si një unazë e hedhur në shkretëtirë, kurse madhësia e Arshit para Kursijit është si madhësia e asaj shkretëtirë para asaj unaze.” *Es Silsiletu es Sahiha, 109+.
5 Mbi të gjitha krijesat e Tij me Qënien e Tij dhe me Atributet e Tij absolute.
Kul eudhu birabbin-nas. Melikin-nas. Ilahin-nas. Min sherril-ves-vas il-hannas. Eledhi juvesvisu fi sudurin-nas. Minel xhinneti uen-nas.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
(1) Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, (2) Sundimtari i njerëzve, (3) i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, (4) nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) (5) e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (6) (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!” [Surja En-Nas].
"أعوذ بكلمات الله التامات التي لَ جااوزىن بر و لَ اارر من شر ما خلق و ذرأ و برأ و من شر ما ينزل من السماء ومن
شر ما يعرج ايها و من شر ما ذرأ فِ الْرض و برأ و من شر ما يخرج منها و من شر اتن الليل و النهار و من شر كل
– ) طارق يطرق إلَ طارقا يطرق بخنً يا رحْن." )صحيح صحيح الْامع 74
“Eudhu bikelimatil-lahi et-tammati el-lati la juxhavizuhunne berrun ue la faxhir min sherri ma khaleka ue dherae ue berae, ue min sherri ma jenzilu mines-semai ue min sherri ma jearuxhu fijha, ue min sherri ma dherae fil-ardi ue berae, ue min sherri ma jehruxhu minha, ue min sherri fitenil-lejli uen-nehari, ue min sherri kul-li tarikin jetruku il-la tarikan jetruku bihajrin, ja Rahman.”
“Kërkoj mbështetje me Fjalët e plota (të përsosura) të Allahut, të cilat nuk mund t’i arrijë asnjë i vepërmirë apo vepërkeq, nga sherri i çdo gjëje që Ai ka krijuar, shtuar e shpikur, nga sherri i çdo gjëje që zbret nga qielli, apo që ngjitet në qiell, nga sherri i çdo gjëje që ka krijuar dhe ka shpikur në tokë, nga sherri i çdo gjëje që del prej saj (tokës), nga sherri i trazirave të natës dhe ditës, dhe nga sherri i çdo vizitori (qoftë njeri, xhin apo sëmundje), përveç atij vizitori që vjen me hajër! O i Gjithëmëshirshëm!”
)ضع يدك على الذي تألَ من رسدك وقل: "بسم الله" ثلاثا، وقل سبع مرات: "أعوذ بعزة الله وقدرتو من شر ما أرد
وأحاذر"(. )مسلم(.
Vendos dorën mbi vendin e dhimbjes dhe thuaj: “Bismilah! Bismilah! Bismilah! Eudhu bi-izzetil-lahi ue kudratihi min sherri ma exhidu ue uhadhir.” - Shtatë herë.
“Me Emrin e Allahut! Me Emrin e Allahut! Me Emrin e Allahut! Kërkoj mbështetje te Madhështia e Allahut dhe Fuqia e Tij nga e keqja që më ka rënë dhe nga ajo që i druhem!”
أذىب البأس رب الناس ، اشف وأنت الشافِ، لَ شفاء إلَ شفاؤك ، شفاء لَ يغا رُ سقما ( ) متفق عليو (.
“Edh-hib el-ba’s rabbe en-nas. Ishfi ue ente esh-shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekama.”
“Largoje të keqen, o Zoti i njerëzve! Shëro sepse vetëm Ti je Shëruesi i vërtetë! Nuk ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim që nuk i shpëton asnjë lloj sëmundje!”
)أسأل الله الع يُم رب العرش الع يُم أن يشفيني(
“Es-elu Allahe el Adhim, rabbel-arshi el adhim en jeshfijni.”
“I lutem Allahut të Madhërishëm, Zotit të Arshit (Fronit) madhështor, të më shërojë!” (E përsërit shpesh).
)إذا أخذت مضجعك اتوضأ وضوءك للصلاة ثم اضطجع على شقك الْيمن ثم قل: "اللهم أسلمت نفسي إليك، واوضت
أمري إليك، وورهت ورهي إليك، وألْأت ظهري إليك، رغبة ورىبة إليك، لَ ملجأ ولَ منجا منك إلَ إليك، آمنت
بكتابك الذي أنزلت وبنبيك الذي أرسلت اإن مت مت على الفطرة(. )متفق عليو(.
Kur të shkosh në shtrat për të fjetur, merr abdes, shtrihu në anën e djathtë dhe thuaj: “Allahumme eslemtu nefsi ilejke, ue fevadtu emri ilejke ue vexhehtu vexhhi ilejke, ue elxhe-etu dhahri ilejke, ragbeten ue rahebeten ilejke. La melxhe’e ue la menxha minke il-la ilejke. Amentu bikitabike el-ledhi enzelte ue binebijjike el-ledhi erselte.”
“O Zoti im! Ty ta kam dorëzuar vetem time. Ty t’i kam lënë në Dorë të gjitha çështjet e mia. Drejt Teje e kam drejtuar fytyrën time. Tek Ti e kam strehuar shpinën time. Shpresat e mira janë tek Ti dhe frika ime është vetëm prej Teje. Nuk ka ku të gjesh strehim dhe as shpëtim prej Teje (ndëshkimit Tënd) veçse tek Ti. E kam besuar Librin Tënd që ke zbritur (Kuranin) dhe pejgamberin Tënd që ke dërguar (Muhamedin).”
كان إذا أرا أن يرقد وضع يده اليمنى تحت خده ثم يقول: اللهم قني عذابك يوم تبعث عبا كُ ثلاث مرات )صحيح –
.) الْامع 4656
Kur i Dërguari i Allahu shtrihej në shtratin e tij për të fjetur, e vendoste dorën e djathtë nën anën e djathtë të kokës dhe fytyrës dhe thoshte: “Allahumme kini adhabeke jeume teb’athu ibadeke.” Tre herë.
“O Zoti im! Më ruaj nga dënimi yt, ditën kur do të ringjallësh robët e Tu!”
)لَ إلو إلَ الله الع يُم الْليم لَ إلو إلَ الله رب العرش الع يُم لَ إلو إلَ الله رب السموات السبع و رب الْرض و رب
.) العرش الكريم(. )صحيح الْامع 4444
Kur je i pikëlluar, i mërzitur dhe në vuajtje e dhimbje, thuaj: “La ilahe il-la Allahu el-adhijmu el-halijm. La ilahe il-la Allahu rabbul-arshi el-adhim. La ilahe il-la Allahu rabbu es-semavati es-seb’i ue rabbul-ard, ue rabbul-arshi el-kerim.”
“Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Madhështorit, të Butit e të Duruarit. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit (Fronit) madhështor. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të shtatë qiejve dhe të tokës, Zotit të Arshit të madh.”
.) ) كان إذا كربو أمر قال: يا حي يا قيوم برحْتك أستغيث(. )صحيح الْامع 4777
Kur ke dhimbje shpirtërore e fizike, thuaj: “Ja hajju ja kajjum, birahmetike estegijthu.” (Sa më shpesh).
“O i Përjetshëm dhe Mbajtës i gjithçkaje! Kërkoj ndihmë te mëshira Jote!”
"اللهم عااني فِ بدني، اللهم عااني فِ سمعي، اللهم عااني فِ بصري، لَ إلو إلَ أنت، اللهم إني أعوذ بك من الكفر والفقر،
اللهم إني أعوذ بك من عذاب القبر، لَ إلو إلَ أنت". تعيدىا ثلاثاً حنٌ تمسي، وحنٌ تصبح ثلاث اً. )الْ بُ المفر -
حسن(.
“Allahumme afini fi bedeni. Allahumme afini fi sem’i. Allahumme afini fi basari. La ilahe il-la ente. Allahumme inni eudhu bike minel-kufri uel-fakr. Allahumme inni eudhu bike min adhabil-kabr. La ilahe il-la ente.” E thua nga 3 herë në mëngjes dhe në mbrëmje.
“O Zoti im! Më jep shëndet në trupin tim! O Zoti im! Më jep shëndet në dëgjimin tim! O Zoti im! Më jep shëndet në shikimin tim! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im! Ty të mbështetem të më ruash nga mohimi dhe varfëria! O Zoti im! Ty të kërkoj mbrojtje nga dënimi i varrit! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.”
وقال رسول الله صلى الله عليو وسلم: " عُوات المكروب: اللهم رحْتك أررو، ولَ تكلني إلى نفسي طراة عنٌ، وأصلح لي
شأني كلو، لَ إلو إلَ أنت". )الْ بُ المفر حسن(. -
Lutjet e të pikëlluarit dhe të atij që ka dhimbje shpirtërore: “Allahumme rahmeteke erxhu. Ue la tekilni ila nefsi tarfete ajn. Ue aslih li she’ni kul-lehu. La ilahe il-la ente.”
“O Zoti im! Mëshirën Tënde shpresoj. Mos më lër t’i mbështetem vetes sime as sa hap e mbyll sytë! M’i rregullo të gjitha çështjet e mia! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.”
"ما أصاب أحدا قط ىم و لَ حزن، اقال: "اللهم إني عبدك وابن عبدك وابن أمتك ناصيتي بيدك ماض فِ حكمك عدل
فِ قضاؤك، أسألك بكل اسم ىو لك سميت بو نفسك، أو علمتو أحدا من خلقك، أو أنزلتو فِ كتابك، أ واستأثرت بو فِ
علم الغيب عندك أن تجعل القرآن ربيع قلبي و نور صدري و رلاء حزني و ذىاب همي". إلَ أذىب الله همو وحزنو و أبدلو
.) مكانو اررا. قال: اقيل: يا رسول الله ألَ نتعلمها ؟ اقال بلى ينبغي لمن سمعها أن يتعلمها". )الصحيحة 144
Cilindo që e prek një mundim apo pikëllim, dhe thotë: “Allahumme inni abduke, ue-bnu abdike, ue-bnu emetike. Nasijeti fi jedik. Madin fijje hukmuk. Adlun fijje kadauk. Es’eluke bikul-li ismin huve leke, semmejte bihi nefseke, eu al-lemtehu ehadan min halkike, eu enzeltehu fi kitabike, eu iste’therte bihi fi ilmil-gajbi indeke, ën texh’ale el-Kurane rabij’a kalbi, ue nura sadri, ue xhelae huzni, ue dhihabe hemmi.” Veçse Allahu ia largon atij mundimin dhe pikëllimin dhe ia zëvendeson me dalje nga vështirësia dhe lumturi. Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! A ta mësojmë përmendësh këtë lutje?” Ai u përgjigj: “Po, patjetër. Kushdo që e dëgjon këtë lutje, duhet ta mësojë atë.” [Es-Sahiha 199].
Përkthimi i lutjes: “O Zoti im! Unë jam robi Yt, dhe robi i robit dhe i robëreshës Tënde. Komandimi im është në Dorën Tënde. Mbi mua vepron gjykimi Yt. Vendimi Yt është i drejtë mbi mua. Unë të lutem Ty me çdo emër Tëndin, me të cilin Ti ke quajtur Veten Tënde, apo që ia ke mësuar ndokujt prej krijesave të Tua, apo e ke zbritur në Librin Tënd (në Kuran), apo që e ke ruajtur tek Ti në dijen e fshehtë, që ta bësh Kuranin pranverën e zemrës sime, dritën e gjoksit tim, heqje të pikëllimit tim dhe largim të shqetësimit tim!”
.) "لَ إلو إلَ أنت سبحانك إني كنت من ال اُلمنٌ". )صحيح الْامع 2645
Cilitdo që i vjen një fatkeqësi apo pikëllim nga pikëllimet e dynjasë, le të thotë këto fjalë: “La ilahe il-la ente, subhaneke inni kuntu min edh-dhalimin.”
“Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti je i Pastër nga çdo e metë, kurse unë kam qenë prej të padrejtëve (ndaj Teje dhe urdhrave të Tua).”
Mr. Bledar Karaj
www.MjekesiaBimoreArabe.Com
No comments:
Post a Comment