MARGARITARË NGA BESIMTARËT E PARË III
"Njeriut
i mjafton si mëkat, që kur t`iu thuhet atij: Frikësoju Allahut! - i
tilli të mllefoset, dhe të thotë: Merru me veten!" (Ibn Mes`udi, Allahu
qoftë i kënaqur me të!)
"Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi, përderisa e marrin dijen nga të mëdhenjtë (dijetarët) e tyre, e kur ta marrin atë nga të vegjlit (bidatçinjtë) dhe të këqijtë, do të shkatërrohen". (Abdullah bin Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)
"Dy reqate namaz me përsiatje janë më të mira sesa një namaz nate pa zemër". (Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!)
Veprën e vogël shumë herë nijeti e zmadhoi
Njashtu atë të madhen shumë herë e zvogëloi
(Ibnu-l-Mubareku, Allahu e mëshiroftë!)
"Ai që dëshiron të përmendet nuk përmendet; e ai që e urren një gjë të tillë përmendet". (Fudajli, Allahu e mëshiroftë!)
"Allahu nuk ta ka lejuar ta mundosh një qen, apo derr pa të drejtë, e si atëherë e mundon një musliman?!" (Fudajli, Allahu e mëshiroftë!)
"Vepra më e mirë është kundërshtimi i egos së shpirtit". (Ebu Sulejman ed-Darani, Allahu e mëshiroftë!)
"Vërtet ne e tubuam këtë dije me nga një e dy hadithe, dhe me nga një e dy mesele". (Imam ez-Zuhriu, Allahu e pastë mëshiruar!)
"Nëse e kam thënë ndonjë fjalë që e kundërshton Librin e Allahu të Lartësuar dhe hadithin e të Dërguarit -sal-lallahu alejhi ue selem!-, atëherë lëreni fjalën time!" (Imam Ebu Hanife, Allahu e pastë mëshiruar!)
"Kërkimi i dijes është më me vlerë sesa namazi vullnetar". (Imam Shafi`iu, Allahu e mëshiroftë!)
"Ai që e dëshiron këtë dunja, le të kërkojë dije, po ashtu edhe ai që e dëshiron ahiretin, le ta bëjë një gjë të tillë". (Imam Shafi`iu, Allahu e mëshiroftë)
"Sikur të mos ishin dijetarët, njerëzit do të ishin po si kafshët!" (Hasen el-Basriu)
Uvejs el-Karani -Allahu e pastë mëshiruar!- ka thënë: "Lutja për vëllain tënd në mosprezencë, është më e mirë sesa vizita dhe takimi (i tij)".
Ebu Derda, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, ka thënë: "Që ta mësoj një mesele, është më e dashur për mua sesa namazi i natës". (Libri: Rihletu-l-ulema fi talebi-l-ilm)
Një njeri i tha Junus bin Ubejdes këshillomë! - "Të këshilloj me devotshmëri ndaj Allahut dhe bamirësi: ngase "Allahu është me ata që janë të devotshëm dhe ata që janë bamirës". - iu përgjigj.
Vijon në dashtë Allahu!
Zgjodhi dhe përktheu: Burim Koçinaj

Burimi: www.islamifejaevertete.com
No comments:
Post a Comment