Friday, August 30, 2013

Lutje nga Kurani dhe Suneti

Lutje nga Kurani dhe Suneti

Për shqetësimet e ndryshme shpirtërore dhe fizike, dhe për sprovat e ndryshme të njeriut
Këto lutje bëhen çdo ditë, në çdo kohë, veçanërisht në mëngjes e mbrëmje, dhe para gjumit

بِسْمِ اللَّوِ الرَّحَْْنِ الرَّحِيمِ 1( الَْْمْدُ لِلَّوِ رَبِّ الْعَالَمِنٌَ ( 2( الرَّحَْْنِ الرَّحِيمِ ( 3( مَالِكِ ي وَْمِ الدِّينِ ) 4( إِيَّاكَ ن عَْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِنٌُ ( )5(
اىْ دِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ 6( صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْ عَمْتَ عَلَيْهِمْ غَنًِْ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلََ الضَّالِّنٌَ ( .)7(

(1) Bismilahi-rrahmani-rrahim. (2) El hamdu lilahi rabbil alemin. (3) Arrahmani-rrahim. (4) Maliki jeumid-din. (5) Ijjake neabudu ue ijjake nestain. (6) Ihdinis-siratal-mustekim. (7) Siratal-ledhine en-amte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ue-lad-dalin.

(1) Me emrin e Allahut1, të Gjithëmëshirshmit2, Mëshirëplotit3! (2) I gjithë lavdërimi i përket Allahut, Zotit të të gjitha botëve4, (3) të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, (4) Sunduesit të ditës së llogarisë.5 (5) Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë e mbështetje6. (6) Na udhëzo në rrugën e drejtë7! (7) Në rrugën e atyre të cilëve u ke dhuruar mirësi8, jo të atyre që kanë merituar zemërimin (Tënd)9 dhe as të atyre të cilët kanë humbur10! [Surja El-Fatiha].


اللَّوُ لََ إِلَوَ إِلََّ ىُوَ الَْْيُّ الْقَيُّومُ لََ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلََ ن وَْمٌ لَوُ مَا فِِ السَّمَاوَاتِ وَمَا فِِ الَْْرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلََّ بِإِذْنِوِ
ي عَْلَمُ مَا ب نٌََْ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلََ يُُِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِوِ إِلََّ بَِِا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّو السَّمَاوَاتِ وَالَْْرْضَ وَلََ ي وَُُ هُُُ حِفْ هُُُمَا
.) وَىُوَ الْعَلِيُّ الْعَ يُِمُ ) 255
Allahu, la ilahe il-la huve el-hajjul-kajjum. La te’hudhuhu sinetun ue la neum. Lehu ma fis-semavati ue ma fil-ard. Men dhe-ledhi jeshfeu indehu il-la biidhnihi. Jealemu ma bejne ejdihim ue ma halfehum. Ue la juhijtune bishej’in min ilmihi il-la bima sha’e. Uesia kursijuhus-semavati uel-arda. Ue la jeu-duhu hifdhuhuma, ue huvel-alijjul-adhim.

Allahu!11 Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, të Përjetshmit12, Mbajtësit të gjithçkaje13! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi!14 Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë.1 Kush
______________________________________________
1 D.m.th. Filloj leximin me Emrin e Allahut. Kështu e ka mësuar Allahu të Dërguarin e Tij dhe të gjithë besimtarët, që para se të fillojnë çdo vepër apo thënie, ta fillojnë atë me Emrin e Allahut (Bismilah). “Allah” është emër i përveçëm nga emrat e Zotit që do të thotë: i hyjnizuar dhe i adhuruar nga të gjitha krijesat.
2 Mëshirues i të gjitha krijesave në këtë botë dhe në botën tjetër.
3 Mëshirues i besimtarëve posaçërisht, në këtë botë dhe në botën tjetër.
4 Prej njerëzve dhe xhinëve, brez pas brezi, si dhe të gjitha krijesave në të gjitha kohërat.
5 Askush tjetër nuk zotëron asnjë gjykim dhe asgjë atë ditë, ditën e llogarisë dhe shpërblimit për veprat e bëra në këtë botë, ditën e gjykimit.
6 Në adhurimin tonë për Ty dhe në të gjitha çështjet tona, dhe nuk i mbështetemi askujt tjetër.
7 Dhe na mundëso qëndrueshmërinë në të. Udhëzimi është dy llojesh: 1. Udhëzim për të gjetur rrugën e drejtë, e cila është është Islami, feja e Allahut në të cilën nuk ka kthesë as shtrembërim, dhe 2. Udhëzim në rrugën e drejtë, d.m.th. në sunetin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe në njohjen e hollësive të fesë dhe praktimin e tyre.
8 Të binden dhe të adhurojnë vetëm Ty. E ata janë: engjëjt, pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe vepërmirët.
9 Ata janë çifutët, të cilët e dinë të vërtetën dhe veprojnë të kundërtën e saj.
10 Ata janë të krishterët, të cilët nuk janë udhëzuar tek e vërteta por veprojnë pa dije.
11 Ky është ajeti më madhështor i Kuranit të ndershëm, më i mirë dhe më i lartë, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij prej çështjeve madhështore dhe atributeve të larta të Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye kanë ardhur hadithe të shumta që flasin për vlerën e këtij ajeti dhe që nxitin për leximin e tij në mëngjes e në mbrëmje, para fjetjes, pas çdo namazi farz, etj.
12 I Cili zotëron jetë absolute, të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe i Cili gëzon të gjitha cilësitë vetjake absolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.
13 Vet-Ekzistuesi, i Cili mbahet Vetë dhe mban gjithçka që ka krijuar me jetë, furnizim dhe gjithçka që iu nevojitet. Është Ai që gëzon të gjitha cilësitë veprore apsolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.
14 Sepse këto janë cilësi që tregojnë dobësi dhe nevojë, cilësi që i përshtaten krijesave dhe jo Krijuesit të Madhëruar, i Cili zotëron cilësitë e plota dhe absolute, që nuk i ngjajnë atyre të krijesave.

Mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij? 2 Ai di gjithçka që ka ndodhur para krijesave dhe gjithçka që do të ndodhë pas tyre,3 kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që do Ai. Kursiju4 i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atë nuk e lodh ruajtja e tyre (qiejve dhe Tokës). Ai është i Larti5, Madhështori. [Ajeti El-Kursij, Ajeti nr. 255 i sures El-Bekare].


بسم الله الرحْن الرحيم
.) قُلْ ىُوَ اللَّوُ أَحَدٌ ) 1( اللَّوُ الصَّمَدُ ) 2( لََْ يَلِدْ وَلََْ يُولَدْ ) 3( وَلََْ يَكُنْ لَوُ كُفُوًا أَحَدٌ ) 4

Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
Kul huvallahu ehad. Allahu es-samed. Lem jelid ue lem juled. Ue lem jekun lehu kufuven ehad.


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
(1) Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! (2) Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. (3) Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. (4) Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” [Surja El-Ihlas].


بسم الله الرحْن الرحيم
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ ) 1( مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ ) 2( وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ) 3( وَمِنْ شَرِّ النَّ فَّاثَاتِ فِِ الْعُقَدِ ) 4( وَمِنْ شَرِّ
) حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ) 5
Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
Kul eudhu birabbil-felek. Min sherri ma halek. Ue min sherri gasikin idha uekab. Ue min sherri en-nefathati fil-ukad. Ue min sherri hasidin idha hased.


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
(1) Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, (2) që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar (3) dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri (4) dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji) (5) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.” [Surja El-Felek].


بسم الله الرحْن الرحيم
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ ) 1( مَلِكِ النَّاسِ ) 2( إِلَوِ النَّاسِ ) 3( مِنْ شَرِّ الْوَسْوَاسِ الَْْنَّاسِ ) 4( الَّذِي ي وَُسْوِسُ فِِ صُدُورِ النَّاسِ ) 5( مِنَ
.) الِْْنَّةِ وَالنَّاسِ ) 6

Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
______________________________________________
1 Allahu është Zotëruesi dhe Sunduesi i Vetëm i gjithçkaje që ekziston, dhe Ai nuk ka asnjë shok apo ortak, as në sundim, as në atribute dhe as në adhurim.
2 Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu për askënd, veçse me lejen e Allahut, dhe kjo leje do të jetë në ditën e Kiametit, kurse në këtë botë askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, qoftë i gjallë apo i vdekur, dhe Allahu nuk pranon ndërmjetës, sepse Allahu thotë: “Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” *El Bekare, 186+.
3 Allahu di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para krijimit të krijesave dhe se çfarë do të bëjë në të ardhmen, në këtë botë dhe në botën tjetër.
4 Disa dijetarë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Dija” e Allahut, e cila përfshin gjithçka që gjendet në qiej e në tokë, të dukshme e të padukshme. Ndërsa të tjerë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Karrigia”, apo “Stoli” i vendosur para Arshit-Fronit të Allahut. Është vërtetuar se Ibën Abasi ka thënë: “Kursija është vendi i vendosjes së këmbëve, kurse madhësinë e Arshit nuk e përcakton veçse Allahu i Madhëruar.” Ndërsa nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ka ardhur veçse një hadith i saktë në lidhje me Kursijin, ku thuhet: “Shtatë qiejt para Kursijit nuk janë veçse si një unazë e hedhur në shkretëtirë, kurse madhësia e Arshit para Kursijit është si madhësia e asaj shkretëtirë para asaj unaze.” *Es Silsiletu es Sahiha, 109+.
5 Mbi të gjitha krijesat e Tij me Qënien e Tij dhe me Atributet e Tij absolute.

Kul eudhu birabbin-nas. Melikin-nas. Ilahin-nas. Min sherril-ves-vas il-hannas. Eledhi juvesvisu fi sudurin-nas. Minel xhinneti uen-nas.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
(1) Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, (2) Sundimtari i njerëzve, (3) i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, (4) nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) (5) e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (6) (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!” [Surja En-Nas].


"أعوذ بكلمات الله التامات التي لَ جااوزىن بر و لَ اارر من شر ما خلق و ذرأ و برأ و من شر ما ينزل من السماء ومن
شر ما يعرج ايها و من شر ما ذرأ فِ الْرض و برأ و من شر ما يخرج منها و من شر اتن الليل و النهار و من شر كل
– ) طارق يطرق إلَ طارقا يطرق بخنً يا رحْن." )صحيح صحيح الْامع 74

“Eudhu bikelimatil-lahi et-tammati el-lati la juxhavizuhunne berrun ue la faxhir min sherri ma khaleka ue dherae ue berae, ue min sherri ma jenzilu mines-semai ue min sherri ma jearuxhu fijha, ue min sherri ma dherae fil-ardi ue berae, ue min sherri ma jehruxhu minha, ue min sherri fitenil-lejli uen-nehari, ue min sherri kul-li tarikin jetruku il-la tarikan jetruku bihajrin, ja Rahman.”

“Kërkoj mbështetje me Fjalët e plota (të përsosura) të Allahut, të cilat nuk mund t’i arrijë asnjë i vepërmirë apo vepërkeq, nga sherri i çdo gjëje që Ai ka krijuar, shtuar e shpikur, nga sherri i çdo gjëje që zbret nga qielli, apo që ngjitet në qiell, nga sherri i çdo gjëje që ka krijuar dhe ka shpikur në tokë, nga sherri i çdo gjëje që del prej saj (tokës), nga sherri i trazirave të natës dhe ditës, dhe nga sherri i çdo vizitori (qoftë njeri, xhin apo sëmundje), përveç atij vizitori që vjen me hajër! O i Gjithëmëshirshëm!”


)ضع يدك على الذي تألَ من رسدك وقل: "بسم الله" ثلاثا، وقل سبع مرات: "أعوذ بعزة الله وقدرتو من شر ما أرد
وأحاذر"(. )مسلم(.

Vendos dorën mbi vendin e dhimbjes dhe thuaj: “Bismilah! Bismilah! Bismilah! Eudhu bi-izzetil-lahi ue kudratihi min sherri ma exhidu ue uhadhir.” - Shtatë herë.
“Me Emrin e Allahut! Me Emrin e Allahut! Me Emrin e Allahut! Kërkoj mbështetje te Madhështia e Allahut dhe Fuqia e Tij nga e keqja që më ka rënë dhe nga ajo që i druhem!”


أذىب البأس رب الناس ، اشف وأنت الشافِ، لَ شفاء إلَ شفاؤك ، شفاء لَ يغا رُ سقما ( ) متفق عليو (.

“Edh-hib el-ba’s rabbe en-nas. Ishfi ue ente esh-shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekama.”

“Largoje të keqen, o Zoti i njerëzve! Shëro sepse vetëm Ti je Shëruesi i vërtetë! Nuk ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim që nuk i shpëton asnjë lloj sëmundje!”


)أسأل الله الع يُم رب العرش الع يُم أن يشفيني(

“Es-elu Allahe el Adhim, rabbel-arshi el adhim en jeshfijni.”

“I lutem Allahut të Madhërishëm, Zotit të Arshit (Fronit) madhështor, të më shërojë!” (E përsërit shpesh).


)إذا أخذت مضجعك اتوضأ وضوءك للصلاة ثم اضطجع على شقك الْيمن ثم قل: "اللهم أسلمت نفسي إليك، واوضت
أمري إليك، وورهت ورهي إليك، وألْأت ظهري إليك، رغبة ورىبة إليك، لَ ملجأ ولَ منجا منك إلَ إليك، آمنت
بكتابك الذي أنزلت وبنبيك الذي أرسلت اإن مت مت على الفطرة(. )متفق عليو(.

Kur të shkosh në shtrat për të fjetur, merr abdes, shtrihu në anën e djathtë dhe thuaj: “Allahumme eslemtu nefsi ilejke, ue fevadtu emri ilejke ue vexhehtu vexhhi ilejke, ue elxhe-etu dhahri ilejke, ragbeten ue rahebeten ilejke. La melxhe’e ue la menxha minke il-la ilejke. Amentu bikitabike el-ledhi enzelte ue binebijjike el-ledhi erselte.”

“O Zoti im! Ty ta kam dorëzuar vetem time. Ty t’i kam lënë në Dorë të gjitha çështjet e mia. Drejt Teje e kam drejtuar fytyrën time. Tek Ti e kam strehuar shpinën time. Shpresat e mira janë tek Ti dhe frika ime është vetëm prej Teje. Nuk ka ku të gjesh strehim dhe as shpëtim prej Teje (ndëshkimit Tënd) veçse tek Ti. E kam besuar Librin Tënd që ke zbritur (Kuranin) dhe pejgamberin Tënd që ke dërguar (Muhamedin).”


كان إذا أرا أن يرقد وضع يده اليمنى تحت خده ثم يقول: اللهم قني عذابك يوم تبعث عبا كُ ثلاث مرات )صحيح –
.) الْامع 4656

Kur i Dërguari i Allahu shtrihej në shtratin e tij për të fjetur, e vendoste dorën e djathtë nën anën e djathtë të kokës dhe fytyrës dhe thoshte: “Allahumme kini adhabeke jeume teb’athu ibadeke.” Tre herë.
“O Zoti im! Më ruaj nga dënimi yt, ditën kur do të ringjallësh robët e Tu!”


)لَ إلو إلَ الله الع يُم الْليم لَ إلو إلَ الله رب العرش الع يُم لَ إلو إلَ الله رب السموات السبع و رب الْرض و رب
.) العرش الكريم(. )صحيح الْامع 4444

Kur je i pikëlluar, i mërzitur dhe në vuajtje e dhimbje, thuaj: “La ilahe il-la Allahu el-adhijmu el-halijm. La ilahe il-la Allahu rabbul-arshi el-adhim. La ilahe il-la Allahu rabbu es-semavati es-seb’i ue rabbul-ard, ue rabbul-arshi el-kerim.”

“Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Madhështorit, të Butit e të Duruarit. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit (Fronit) madhështor. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të shtatë qiejve dhe të tokës, Zotit të Arshit të madh.”


.) ) كان إذا كربو أمر قال: يا حي يا قيوم برحْتك أستغيث(. )صحيح الْامع 4777

Kur ke dhimbje shpirtërore e fizike, thuaj: “Ja hajju ja kajjum, birahmetike estegijthu.” (Sa më shpesh).

“O i Përjetshëm dhe Mbajtës i gjithçkaje! Kërkoj ndihmë te mëshira Jote!”


"اللهم عااني فِ بدني، اللهم عااني فِ سمعي، اللهم عااني فِ بصري، لَ إلو إلَ أنت، اللهم إني أعوذ بك من الكفر والفقر،
اللهم إني أعوذ بك من عذاب القبر، لَ إلو إلَ أنت". تعيدىا ثلاثاً حنٌ تمسي، وحنٌ تصبح ثلاث اً. )الْ بُ المفر -
حسن(.

“Allahumme afini fi bedeni. Allahumme afini fi sem’i. Allahumme afini fi basari. La ilahe il-la ente. Allahumme inni eudhu bike minel-kufri uel-fakr. Allahumme inni eudhu bike min adhabil-kabr. La ilahe il-la ente.” E thua nga 3 herë në mëngjes dhe në mbrëmje.

“O Zoti im! Më jep shëndet në trupin tim! O Zoti im! Më jep shëndet në dëgjimin tim! O Zoti im! Më jep shëndet në shikimin tim! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im! Ty të mbështetem të më ruash nga mohimi dhe varfëria! O Zoti im! Ty të kërkoj mbrojtje nga dënimi i varrit! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.”


وقال رسول الله صلى الله عليو وسلم: " عُوات المكروب: اللهم رحْتك أررو، ولَ تكلني إلى نفسي طراة عنٌ، وأصلح لي
شأني كلو، لَ إلو إلَ أنت". )الْ بُ المفر حسن(. -

Lutjet e të pikëlluarit dhe të atij që ka dhimbje shpirtërore: “Allahumme rahmeteke erxhu. Ue la tekilni ila nefsi tarfete ajn. Ue aslih li she’ni kul-lehu. La ilahe il-la ente.”

“O Zoti im! Mëshirën Tënde shpresoj. Mos më lër t’i mbështetem vetes sime as sa hap e mbyll sytë! M’i rregullo të gjitha çështjet e mia! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.”


"ما أصاب أحدا قط ىم و لَ حزن، اقال: "اللهم إني عبدك وابن عبدك وابن أمتك ناصيتي بيدك ماض فِ حكمك عدل
فِ قضاؤك، أسألك بكل اسم ىو لك سميت بو نفسك، أو علمتو أحدا من خلقك، أو أنزلتو فِ كتابك، أ واستأثرت بو فِ
علم الغيب عندك أن تجعل القرآن ربيع قلبي و نور صدري و رلاء حزني و ذىاب همي". إلَ أذىب الله همو وحزنو و أبدلو
.) مكانو اررا. قال: اقيل: يا رسول الله ألَ نتعلمها ؟ اقال بلى ينبغي لمن سمعها أن يتعلمها". )الصحيحة 144

Cilindo që e prek një mundim apo pikëllim, dhe thotë: “Allahumme inni abduke, ue-bnu abdike, ue-bnu emetike. Nasijeti fi jedik. Madin fijje hukmuk. Adlun fijje kadauk. Es’eluke bikul-li ismin huve leke, semmejte bihi nefseke, eu al-lemtehu ehadan min halkike, eu enzeltehu fi kitabike, eu iste’therte bihi fi ilmil-gajbi indeke, ën texh’ale el-Kurane rabij’a kalbi, ue nura sadri, ue xhelae huzni, ue dhihabe hemmi.” Veçse Allahu ia largon atij mundimin dhe pikëllimin dhe ia zëvendeson me dalje nga vështirësia dhe lumturi. Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! A ta mësojmë përmendësh këtë lutje?” Ai u përgjigj: “Po, patjetër. Kushdo që e dëgjon këtë lutje, duhet ta mësojë atë.” [Es-Sahiha 199].
Përkthimi i lutjes: “O Zoti im! Unë jam robi Yt, dhe robi i robit dhe i robëreshës Tënde. Komandimi im është në Dorën Tënde. Mbi mua vepron gjykimi Yt. Vendimi Yt është i drejtë mbi mua. Unë të lutem Ty me çdo emër Tëndin, me të cilin Ti ke quajtur Veten Tënde, apo që ia ke mësuar ndokujt prej krijesave të Tua, apo e ke zbritur në Librin Tënd (në Kuran), apo që e ke ruajtur tek Ti në dijen e fshehtë, që ta bësh Kuranin pranverën e zemrës sime, dritën e gjoksit tim, heqje të pikëllimit tim dhe largim të shqetësimit tim!”
.) "لَ إلو إلَ أنت سبحانك إني كنت من ال اُلمنٌ". )صحيح الْامع 2645
Cilitdo që i vjen një fatkeqësi apo pikëllim nga pikëllimet e dynjasë, le të thotë këto fjalë: “La ilahe il-la ente, subhaneke inni kuntu min edh-dhalimin.”
“Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti je i Pastër nga çdo e metë, kurse unë kam qenë prej të padrejtëve (ndaj Teje dhe urdhrave të Tua).”
Mr. Bledar Karaj
www.MjekesiaBimoreArabe.Com

PERSONAT QË LIROHEN NGA AGJËRIMI DHE MËNYRAT E KOMPENSIMIT

PERSONAT QË LIROHEN NGA AGJËRIMI DHE MËNYRAT E KOMPENSIMIT




Është më se e ditur se agjërimi i Ramazanit jo vetëm që konsiderohet detyrim (farz) islam, të cilin duhet ta kryejë muslimani, por ai është një nga shtyllat më thelbësore të fesë, domosdoshmëria e të cilit vjen menjëherë pas dëshmisë (shehadetit) dhe faljes së namazit. Megjithatë Allahu i Lartësuar në Kuranin Fisnik gjatë përligjjes së kësaj dispozite na e bën me dije se duhet të kihen parasysh rrethanat, kushtet dhe gjendja e besimtarit, i cili e përjeton këtë muaj dhe dëshiron ta agjërojë atë. Për këtë vërtetohet se i sëmuri, i cili nuk ka mundësi ta përballojë agjërimin, ose udhëtari që merr një rrugë të gjatë dhe personat e ngjashëm me këta lirohen nga ky detyrim. Lirimi nga agjërimi i njerëzve të këtillë, provon faktin se me detyrimin e agjërimit nuk synohet vështirësimi ndaj besimtarëve, por kalitja e tyre, arritja e devotshmërisë dhe manifestimi i nënshtrimit ndaj Krijuesit të tyre.
Allahu i Lartësuar në fund të ajeteve në të cilat përligjet agjërimi na e bën me dije këtë, duke na thënë: “Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë”.[1]
Në vazhdim lexuesi do të ketë rast të njoftohet me personat të cilët lirohen nga agjërimi dhe me çfarë ngarkohen ata, për ta plotësuar atë mangësi. Mirëpo, meqë rrethanat e njerëzve të cilëve u lejohet lënia e Ramazanit nuk është e njëjtë dhe rrjedhimisht dispozitat e tyre dallojnë, varësisht prej gjendjes së tyre, atëherë do të flasim rreth kësaj problematike duke i klasifikuar ata në tri kategori: 
1-         Personat që lirohen nga agjërimi dhe nuk detyrohen me kompensim.
2-         Personat që lirohen nga agjërimi dhe detyrohen me kompensim (kaza).
3-         Personat që lirohen nga agjërimi dhe nuk kanë mundësi ta kompensojnë atë me agjërim. 

a)         Gjendja e jobesimtarit: 
Nuk ka dyshim se agjërimi është adhurim specifik, i cili bëhet vetëm për hir të Allahut të Madhërishëm, prandaj për të qenë i pranuar ky adhurim duhet patjetër që njeriu të jetë musliman, i cili e ka pranuar Allahun për Zot të tij dhe Muhamedin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, për të dërguar të Allahut. Duke u nisur nga ky fakt themi se nëse një jobesimtar e pranon Islamin dhe –kuptohet – ai gjatë jetës së tij para se të ishte musliman nuk ka agjëruar, atëherë një personi i tillë nuk detyrohet t’i kompensojë ato muaj të Ramazanit, të cilat nuk i ka agjëruar më herët, meqë njeriu që e pranon Islamin i shlyhen të gjitha mëkatet, të cilat i ka bërë para Islamit. Kjo vërtetohet me fjalën e Zotit të Madhërishëm në të cilën thotë: “Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara...”[2]Gjithashtu kjo vërtetohet edhe me hadithin e saktë në të cilin i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Islami anulon të gjitha mëkatet e mëparshme”.[3]
b)           Fëmija i mitur: 
Nga personat që lirohen nga agjërimi është fëmija, i cili nuk ka arritur moshën e pjekurisë. Çdo dispozitë detyruese në Islam hyn në fuqi për njeriun me arritjen e moshës madhore. Prandaj nuk detyrohet me namaz, agjërim, haxh dhe detyrime të tjera fëmija deri në momentin që arrin moshën e pjekurisë. Gjithashtu me pajtim të të gjithë dijetarëve të umetit (ixhma), nga ai nuk kërkohet që t’i bëjë kaza ato ditë të Ramazanit, të cilat nuk i ka agjëruar gjatë kohës kur ishte i mitur. Argument për këtë është hadithi: “Lapsi është i ngritur nga tre persona: nga personi që është në gjumë, derisa të zgjohet, nga fëmija, derisa të hyjë në moshën madhore, dhe nga i çmenduri, derisa të kthjellohet (të bëhet i aftë mendërisht)”.[4] Mirëpo ky fakt nuk duhet t`i bëjë prindërit të qetë dhe të mos interesohen për mësimin e fëmijëve e tyre me agjërim para moshës madhore. Gjatë fëmijërisë, posaçërisht nëse fëmija është i shëndetshëm dhe ka mundësi ta përballojë agjërimin, atëherë preferohet që prindi ta kalitë fëmijën e tij me agjërim qoftë edhe pak ditë të Ramazanit.
c)            Njeriu, i cili nuk ka mendje (i çmenduri):
Personi, i cili nuk ka mendje të shëndoshë dhe nuk është i vetëdijshëm lirohet nga agjërimi, meqë kusht për të qenë agjërimi detyrim është që personi të ketë mendje dhe të jetë i aftë në dallimin e gjërave. Argument për këtë është hadithi i lartpërmendur në të cilin thuhet, se lapsi ngrihet edhe nga i çmenduri derisa të bëhet i aftë mendërisht. Gjithashtu, një person i këtillë nuk detyrohet t’i kompensojë ato ditë të pa-agjëruara, nëse pas një farë kohe i rikthehet mendja dhe aftësohet. 
2-            Personat që lirohen nga agjërimi dhe detyrohen me kompensim (kaza).
Personat që arsyetohen me lënien e agjërimit të Ramazanit dhe që më pas detyrohen t’i kompensojnë ato ditë janë: 
a)            I sëmuri:
Personi, i cili është i sëmurë lejohet ta prishë agjërimin gjatë Ramazanit dhe ai në këtë rast nuk ka mëkat. Argument për këtë është ajeti: “Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë”.[5] Megjithëse ekzistojnë shqyrtime të ndryshme te juristët muslimanë, se cila sëmundje e arsyeton mos-agjërimin e Ramazanit, ne pa hyrë në elaborimet e tyre themi se jo çdo sëmundje e liron njeriun nga agjërimi. Me fjalë të tjera sëmundja për agjëruesin mund të jetë dy llojesh: 
-                      Sëmundje, e cila nuk ndikohet nga agjërimi, sikurse ftohjet e thjeshta (gripi), dhimbjet e lehta të kokës, dhimbja e dhëmbit, e gishtit dhe sëmundjet e tjera të vogla, të cilat nuk përkeqësohen me agjërim. Në këtë rast nuk lejohet prishja e agjërimit, edhe pse disa fukaha kanë thënë se lejohet prishja.
-                      Sëmundje, e cila ndikohet nga agjërimi dhe kështu çdo agjërim që ia shton të sëmurit sëmundjen, e pamundëson shërimin ose ia vonon kurimin, nuk lejohet ta agjërojë. Ndërsa nëse agjërimi për të sëmurin nuk shkakton dëm, por vetëm vështirësi, atëherë në këtë rast atij i preferohet prishja.[6]
b)           Udhëtari:
Nga njerëzit të cilët arsyetohen me mos-agjërim të Ramazanit është edhe personi, i cili ndërmerr ndonjë udhëtim të gjatë në këtë muaj. Argument se udhëtari është i lejuar ta prishë agjërimin është po i njëjti citat i përmendur tek i sëmuri, meqë në atë ajet gjatë përjashtimit të personave, të cilët lirohen nga agjërimi, i sëmuri dhe udhëtari përmenden së bashku. 
Cila është më e preferuar për udhëtarin agjërimi apo prishja e agjërimit?
Udhëtarit i lejohet prishja e agjërimit, për shkak të udhëtimit edhe nëse nuk has në vështirësi. Nëse has në vështirësi, atëherë vërtetohet prishja e agjërimit. Ndërsa më e mira për të është të veprojë atë që është më e përshtatshme për të. Nëse edhe sikur të agjërojë apo mos të agjërojë është njësoj për të, atëherë më e mirë për të është të agjërojë, për shkak se ai me këtë e liron veten duke e kryer agjërimin dhe më e lehtë për të është të agjërojë me njerëzit. Ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve. Kur është pyetur Enes Ibën Maliku rreth agjërimit të udhëtarit ka thënë: “Kemi udhëtuar së bashku me të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, në Ramazan dhe nuk i bënte vërejtje ai që agjëronte atij që nuk agjëronte, ashtu si nuk i bënte vërejtje ai që nuk agjëronte atij që agjëronte”.[7] Gjithashtu tregohet se Hamza Eslemi ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Unë kam forcë të agjëroj edhe kur jam udhëtar. A bëj gabim po të veproj kështu?” Profeti iu përgjigj: “Ky është një lehtësim nga ana e Allahut. Kush e shfrytëzon, vepron drejt dhe kush do të agjërojë, nuk ka ndonjë vërejtje për të”.[8]
c)            Gruaja gjatë menstruacioneve dhe lehona:
Gruaja, e cila është me menstruacione (hajz) dhe lehoni (nifas) nuk i lejohet të agjërojë, për shkak të gjendjes së saj. Nëse fillon të rrjedhë gjaku (i menstruacioneve) gjatë ditës së Ramazanit, qoftë edhe pak kohë para perëndimit të diellit, agjërimi i saj prishet. Ndërsa nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia gjatë ditës së Ramazanit, nuk detyrohet ajo të agjërojë pjesën tjetër të ditës, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Argument se gruaja me të përmuajshmet dhe lehona nuk lejohet të agjërojnë është ixhmaja (pajtimi i të gjithë ulemave të Umetit), e cila bazohet në hadithin e Aishes në të cilin kur është pyetur, se: Pse gruaja me menstruacione e bën kaza agjërimin dhe nuk e bën kaza namazin, ajo është përgjigjur, se kështu ka qenë praktika e grave gjatë kohës kur ishte gjallë i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të.[9] Nga ky hadith nënkuptohet se gratë gjatë kohës së Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kur ishin me të përmuajshme nuk agjëronin.
d)           Gruaja shtatzënë dhe gji-dhënësja:
Mëshira e madhe e Allahut të Madhëruar ndaj njerëzve manifestohet në çdo aspekt dhe në këtë kontekst gratë shtatzëna dhe gji-dhënëse lirohen nga agjërimi. Gruaja shtatzënë apo ajo që e ka fëmijën në gji, nëse frikësohet për shëndetin e saj, ose për fëmijën e saj, ose për të dyja; fëmijën dhe shëndetin e saj, asaj pra, i lejohet prishja e agjërimit. Përndryshe nëse agjërimi nuk i shkakton ndonjë të keqe asaj ose fëmijës së saj, atëherë ajo agjëron. Enes ibën Maliku tregon se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “Vërtet, Allahu i Lartësuar e ka shkurtuar namazin përgjysmë për udhëtarin dhe e ka larguar barrën e të agjëruarit nga udhëtari, gruaja shtatzëne dhe gji-dhënësja”.[10]
Kompensimi i ditëve të pa-agjëruara:
Plotësimi ose kompensimi i ditëve të lënë pa agjëruar nga Ramazani është detyrim për të sëmurinudhëtaringruan me menstruacione e lehonë dhe për shtatzënën e gji-dhënësen. Nëse një ditë nga Ramazani është lënë pa agjëruar, atëherë duhet të agjërohet vetëm një ditë për ta plotësuar atë dhe nuk ka ndonjë shtesë tjetër. Nëse dikush plotëson ditët e pa-agjëruara, ai nuk është i detyruar ta bëjë këtë duke agjëruar rresht. Allahu i Lartësuar në Kuran thotëSa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.[11] Kjo do të thotë se kushdo që është i sëmurë apo në udhëtim dhe e prish agjërimin duhet të agjërojë të njëjtin numër ditësh pavarësisht nëse e bën këtë rresht apo me ndërprerje[12].
Për kompensimin e ditëve të pa-agjëruara nga gruaja me të përmuajshme dhe lehonë është sqarimi i Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, e cila tregon se Gruaja me të përmuajshme e kompenson agjërimin e lënë, ndërsa nuk e kompenson namazin e lënë dhe në këtë ka konsensus (ixhma)[13].
Ndërsa gruaja shtatzënë dhe gji-dhënësja, që nuk kanë agjëruar ditët e Ramazanit ka mendime te dijetarët, se si bëhet kazaja e atyre ditëve. Pa u zgjeruar në këtë çështje themi se e sakta është se pavarësisht arsyes pse e kanë prishur agjërimin ato; a për shkak të foshnjës, apo për shkak të shëndetit të tyre, ato janë në të njëjtën gjendje sikurse i sëmuri, prandaj mjaftohet t’i kompensojnë ato ditë të lëna dhe nuk ka nevojë për ndonjë veprim tjetër shtesë, sikurse ushqimi i të varfërve.[14]  
Vonimi i kompensimit deri në Ramazanin e ardhshëm:
Personat e lartpërmendur, të cilët arsyetohen me mos-agjërimin e Ramazanit kërkohet prej tyre t’i kompensojnë ato ditë të pa-agjëruara pasi të kryhet muaji i Ramazanit dhe pasi të lirohen nga rrethanat, të cilat i kanë penguar për agjërimin, sikurse fjala vjen, i sëmuri të shërohet, udhëtari ta përfundojë udhëtimin etj.  Nuk është e detyruar që bërja kaza e atyre ditëve të fillojë menjëherë, pasi koha për plotësimin e tyre është mjaft e gjerë dhe kjo shkon deri në Ramazanin e ardhshëm. Na tregohet se Aishja i plotësonte ditët e pa-agjëruara të Ramazanit pak para hyrjes së Ramazanit, më saktë në muajin Shaban,[15] dhe ky është muaji, i cili i paraprin muajit Ramazan. Prandaj atij që i kanë mbetur pa-agjëruar nga ditët e Ramazanit dhe e vonon këtë, afati i fundit i kompensimit të tij është fillimi i muajit Ramazan i vitit të ardhshëm, kjo nëse nuk ka arsye, por nëse e vonon me arsye edhe pas Ramazanit të ardhshëm nuk ka mëkat. Ndërsa kush e vonon pa arsye agjërimin (kaza) e atyre ditëve, që nuk i ka agjëruar, derisa të vijë Ramazani i ardhshëm, nga ai kërkohet të pendohet (për këtë vonesë) dhe ta agjërojë Ramazanin, pastaj t’i plotësojë ditët e lëna pa agjëruar. Edhe pse transmetohet nga tre sahabë, se nga ata kërkohet krahas plotësimit, edhe të ushqejnë nga një të varfër për secilën ditë, nga citatet kuranore që flasin për këtë çështje kuptohet se kërkohet vetëm plotësimi dhe pendimi për vonimin dhe jo ndonjë vepër tjetër më shumë. Kjo është edhe zgjedhja e Hanefive,[16] Ibrahim Nehaiut, Imam Buhariut dhe disa dijetarëve të tjerë.[17]
3-            Personat që lirohen nga agjërimi dhe nuk kanë mundësi ta plotësojnë atë me agjërim. 
Personat, të cilët lirohen nga agjërimi i Ramazanit dhe nuk kanë mundësi t’i kompensojnë ato ditë me agjërim janë: 
a)            Pleqëria e thellë:
Plaku dhe plaka shumë të vjetër dhe të thyer në moshë, të cilët nuk kanë mundësi të agjërojnë, për shkak të dobësisë së tyre dhe ballafaqimit me vështirësi të papërballueshme; këta persona lirohen nga agjërimi. Gjithashtu është e qartë se gjendja shëndetësore e këtyre pleqve nuk ka mundësi të përmirësohet, prandaj nga ata nuk pritet se kanë mundësi t’i plotësojnë ato ditë të Ramazanit dikur. 
b)           Sëmundjet kronike:
Personat, të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike të pashërueshme që pamundësojnë agjërimin, lirohen nga agjërimi i Ramazanit. Gjithashtu këta persona, meqë vuajnë nga sëmundje të pashërueshme ata nuk kanë mundësi t’i kompensojnë ato ditë pas Ramazanit. Si shembull i sëmundjeve kronike janë: disa lloje të rënda të sëmundjes së sheqerit, sëmundjet ekstreme të zemrës, tensioni i lartë etj. 
Mënyra e kompensimit të ditëve të pa agjëruara për këta njerëz:
E sqaruam më lart, se plaku dhe plaka në moshë të thyer dhe i sëmuri me sëmundje kronike, nuk kanë mundësi t’i plotësojnë ditët e pa-agjëruara të Ramazanit. Prandaj ata nuk detyrohen me kaza të atyre ditëve, por nga ata kërkohet që për çdo ditë të Ramazanit të pa-agjëruar të ushqejnë një të varfër. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi”[18]. Ibën Abasi gjatë komentimit të këtij ajeti ka thënë: “Ajeti nuk është i anuluar, por ka të bëjë me plakun dhe plakën, të cilët nuk mund të agjërojnë, ndërsa ata për çdo ditë duhet të ushqejnë një të varfër”.[19]
Për sasinë e ushqimit që duhet dhënë në këtë rast dijetarët kanë mendime të ndryshme dhe themi se ajo që duhet të jetë e mjaftueshme është përgatitja e një shujte ushqimi për një të varfër për çdo ditë të pa-agjëruar të Ramazanit. Nëse mjaftohemi edhe me një kilogram e gjysmë ose dy miell, oriz, makarona etj. bën, edhe pse përgatitja e shujtës është më primare.

[1] Bekare, 185.
[2] Enfal, 38.
[3] Muslimi.
[4] Ebu Davudi dhe Albani e cilëson të saktë.
[5] Bekare, 185.
[6] Hashijetu Ibën Abidin vëll. II, fq. 116; Esh-Sherhul Mumti, vëll. VI, fq. 341.
[7] Muslimi.
[8] Muslimi.
[9] Buhariu dhe Muslimi.
[10] Ebu Davudi, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Albani e cilëson të saktë.
[11] Bekare, 185.
[12] Fikhu Sune, vëll. I, fq. 311.
[13] Muslimi dhe Tirmidhiu
[14] Esh-Sherhul Mumti, vëll. VI, fq. 348-350.
[15] Buhariu dhe Muslimi.
[16] El-hidaje Sherhu Bidaje, vëll. I, fq. 127.
[17] Fet`hul Bari, vëll. 4, fq. 188; Esh-Sherhul Mumti, vëll. 6, fq. 445.
[18] Bekare, 184.
[19] Shënon Buhariu.

Dobitë e heshtjes

Dobitë e heshtjes:
1- Argument për imanin e plotë dhe islamin e mirë të tij.
2- Siguri nga dëmtimi i pasurisë, nefsit dhe nderit.
3- Argument për moralin e mirë dhe çiltërsinë e nefsit.
4- Prodhon dashurinë e Allahut dhe pastaj të njerëzve.
5- Përgatitë shoqëri dhe gjenerata të ndershme.
6- Shkak për të fituar xhenetin, dhe për t’u larguar nga xhehnemi.
7- Është prej shkaqeve më të forta të nderimit dhe respektimit.
8- Argument për urtësinë e tij.
9- Shkak për t’u mbrojtur nga gabimet dhe lëshimet.
10- Shpëtim nga pasojat e fjalës në dunja dhe nga dhënia llogari në ahiret.
11- Detyron atë që është para teje të flas atë qe i sillet në kokën e tij.
12- Me heshtje mund atë që është para teje.
13- Të respektojnë të tjerët, e sidomos në vendet ku bëhen debate dhe polemika.
14- Të ndihmon në mësimin e dëgjimit.
Përshtati: Valdet Kamberi
heshtja

Gjërat që e kundërshtojn imanin dhe islamin

Imani ka gjëra të cilat nëse gjinden e prishin imanin e njeriut sikur është abdesi, ka gjëra që nëse gjinden ato prishin abdesin. Nëse ai që merr abdes bënë njërën prej tyre prishet abdesi dhe duhet të përseritet. Po ashtu është edhe imani.
Gjërat që e prishin imanin janë katër lloje:
Lloji i parë: Gjërat që përfshijnë mohimin e ekzistimit të Allahut.
Lloji i  dytë: Gjërat që përfshijnë mohimin e adhurimit të Allahut ose të bërit shok Atij.
Lloji i  tretë: Gjërat që përfshijn mohimin e emrave të Allahut apo cilësive të Tij.
Lloji i katërt: Gjërat që përfshijnë mohimin e mesazhit të Pejgamberit.

Lloji i parë:
Gjërat që përfshijnë mohimin e ekzistimit të Allahut dhe kjo është në disa forma:
E para:
Mohimi i ekzistimit të Allahut sikur që janë komunistët të cilët mohojnë ekzistimin e Krijuesit duke thënë: “Nuk ka Zot ndërsa jeta është materie”. Ata krijimin e kësaj gjithësie ia atribojnë natyrës dhe se kjo botë kështu vetvetiu është gjetë duke harruar Krijuesin  e natyrës. Allahu thotë:  All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës ndaj çdo gjëje ( Zumer 62). Këta njerëz janë më pabesimtarë se mushrikët e Mekës para se të vinte islami. Po ashtu janë edhe më pabesimtarë se vetë Iblisi. Sepse Iblisi dhe mushrikët e Mekës e njihnin dhe besonin  ekzistimin e Krijuesit. Për këtë na tregon Kurani: Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën?( Zuhruf 87). Ndërsa Kurani për shejtanin thotë: Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i miri se ai, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"( Sad 76). Është prej kufrit (pabesimit) që të thotë njeriu se këtë gjë e ka krijuar  natyra ose është gjetë vetvetiu sikur që thonë komunistët dhe të tjerët.
E dyta:
Të pretendoj njeriu se është Zot, sikur që ka thënë Faraoni: “Un jam Zoti i juaj më i lart”( Naziat 24).
E treta:
Besimi  dhe pretendimi se ka disa njerëz që quhen eulija dhe ata rregullojnë qështjet e kësaj gjithësije edhe nëse këta njerëz besojnë në ekzistimin e Allahut. Këta njerëz janë më të kqinjë se mushrikët para islamit sepse ata ( mushrikët) e dinin se Allahu është ai i cili rregullon çështjet e kësaj gjithësie. Allahu për këtë thotë: Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk frikësoheni?" (dënimit) ( Junus 31).
E katërta:
Po ashtu prej kufrit është edhe thënja e disa sufive se Allahu zë vend në krijesat e Tij, gjersa ka thënë Ibën Arabij prej sufive i cili është i varrosur në Damask:
Zoti është rob dhe robi është Zot.
Ah sikur ta dija se kush është i ngarkuar me obligime.
Po ashtu ka thënë njëri prej këtyre iblisave:
Dhe nuk është qeni e as derri përveq se Zoti ynë.
Dhe nuk është Zoti përveq se Një i Cili qëndron në faltore.
Ka thënë Halaxh po ashtu prej sufive:
Unë jam Ai e Ai është unë.
Dijetarët për këto fjalë e gjykuan këtë  me mbytje dhe u mbyt. I lartësuar është Allahu nga ajo që thonë zullumqarët. I lartësuar është Ai.
( te shtyllat e imanit)
Prej gjërave që kundërshtojnë imanin është shirku në adhurim

Ky është lloji i dytë i cili përfshin mohimin se vetëm Allahu meriton adhurimin ose  i bëjnë shokë Atij në adhurim, dhe kjo është disa forma:
E para:
Ata të cilët adhurojnë diellin, hënën, drunjët, shejtanin dhe të tjerët duke e lënë adhurimin e Allahut i Cili i ka krijuar këto gjëra. Allahu thotë në Kuran: Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Bëni sexhde vetëm All-llahut, i cili krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë! (Fussilet 37).
E dyta:
Ata të cilët e adhurojnë Allahun por i bëjnë shokë Allahut në adhurim duke i adhuruar edhe disa idhuj, varresa dhe të tjera. Këta janë mushrikët e Mekës para islamit ku ata adhuronin Allahun kur ishin në vështërsi ndërsa i bënin shirk Atij kur ata ishin në rehati. Allahu për këtë na tregon: “(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipni ata në anije (u këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit lusin idhuj!( ankebut 65).Allahu në këtë ajet i ka cilësuar me shirk edhe pse ata e adhuronin vetëm Allahun kur i kaplonte frika në detë dhe e dinin se ata do të fundosen. Por ata nuk vazhdonin pastaj në këtë, ndërsa kur shpëtonin në tokë prap i bënin shirk Allahut.
E treta:
 Nëse Allahu nuk ka qenë i kënaqur me gjendjen e arabëve para islamit dhe i bëri ata pabesimtarë dhe jo vetëm kaq por e urdhëroi Pejgamberin e Tij që ti luftoj ata sepse ata i luteshin dikujt tjetër përveç Allahut dhe nuk pranonte sinqeritetin e tyre kur ata ishin në gjendje të vështirë, atëherë çka është gjendja e disa muslimanëve sot të cilët iu drejtohen njerëzve të vdekur duke iu lutur atyre në rehati dhe në vështërsi. Kërkojnë prej atyre atë që nuk ka mundësi ta bëjë dikush tjetër përveç Allahut sikur  shërimi i të sëmurëve, kërkimi i rrizkut, udhëzimit dhe e harrojnë Allahun, Krijuesin i Cili i ka krijuar edhe ata që janë të vdekur, harrojnë Krijuesin i Cili është Shëruesi, Furnizuesi. Këta të vdekur që njerëzit iu luten atyre ata nuk posedojnë asgjë, nuk ndëgjojnë thirrjen e të tjerve që ia bëjnë atyre, sikur që ka thënë Allahu: Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu). ( fatir 13-14). Ky ajet është i qartë se të vdekurit nuk dëgjojnë thirrjen e atyre që i thirrin dhe gjithashtu ky ajet është i qartë se lutja e tyre është prej shirkut të madh. Ndoshta dikush prej tyre thotë  se nuk ju besojnë atyre se ata mund të na sjellin ndonjë dëm apo dobi, por ne i marrim ata si ndërmjetësues me të cilët afrohemi tek Allahu. Përgjigjja e jonë për këtë është se pabesimtarët e Mekës para islamit kishin të njëjtin besim. Allahu thotë: Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!" Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!( junus 18). Ky ajet është i qartë se ai i cili adhuron dikë tjetër apo i lutet dikujt tjetër përveç Allahut ai është prej pabesimtarëve, edhe nëse ai nuk beson se ai ka mundësi ti bëjë dëm apo ti sjell dobi. Allahu i ka quajtur ata pabesimtarë për shkak se ata morën idhujt e tyre si ndërmjetësues. Allahu thotë: Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë, atë që është rrenës, jobesimtarë.( zumer 3). Ky ajet është i qartë për atë i cili i lutet dikujt tjetër me qëllim të afrimit tek Allahu sepse lutja është ibadet.
E katërta:
Ata të cilët nuk gjykojnë me ligjin e Allahut. Nëse njeriu beson se ligji i dikujt është më i vlefshëm se ligji i Allahut ose lejonë që në vend të ligjit të Allahut të gjykohet me ligje tjera  atëherë ky njeri llogaritet prej pabesimtave sepse gjykimi me ligjin e Allahut është prej adhurimeve të Allahut. Allahu thotë:  Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e di. (Jusuf 40). Po ashtu fjala e Allahut: E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues (Maide 44). Ndërsa nëse gjykon jo me ligjin e Allahut por gjykon me diçka tjetër për shkak të epshit të tij apo për shkak se është i detyruar ai është zullumqar dhe mëkatar dhe nuk është pabesimtarë. Bazuar në fjalën e Ibën Abasit: “ kush mohon atë që ka zbrit Allahu është pabesimtarë ndërsa kush beson në të por nuk gjykon me ligjin e Allahut është zullumqar, mëkatar”. Këtë fjalë e ka zgjedhë Ibën Xheriri, ndërsa Ataa ka thënë se është kufër i vogël. Ndërsa ai i cili ka ngrirë ligjin e Allahut dhe në vend të tij ka vendos ligje të cilat bien në kundërshtim me ligjin e Allahut duke besuar se ata janë të përshtatshëm për të gjykuar me të, ky është kufër dhe dalje nga feja.
E pesta:
Të mos jeshë i kënaqur me ligjin e Allahut. Ose të mendosh se gjykimi i Allahut është një ngushtim dhe një rëndim për njeriun. Allahu thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”.( nisa 65) Ose e urren gjykimin të cilin e ka zbrit Allahu. Allahu thotë: E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.( muhamed 8,9).

Prej gjërave që kundërshtojnë imanin është ti bësh shoq Allahut në cilësit e Tij

Ky është lloji i tretë që përfshin mohimin e emrave dhe cilësive të Allahut, apo dyshimi në  të.
Prej gjërave  që kundërshtojnë imanin është kur besimtari mohon emrat e Allahut, ose cilësit e Tij të cilat janë vërtetuar me Kuran dhe me hadithe të vërteta. Sikur që mohon dikush  dijen absolute të Allahut, ose jetën e Tij, fuqinë e Tij, ndëgjimin e tij, shiqimin e Tij, të folurit e Tij, mëshirën e Tij, qëndrimin e Tij mbi arsh, lartësin e Tij, zbritjen e Tij, dorën e Tij, syrin e Tij, këmbën e Tij dhe  cilësit tjera të cilat kanë ardhë në argumente ashtu sikur i takon Madhëris së Tij, pa bërë përgjasime. Allahu thotë: Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi (Shura 11). Në këtë ajet Allahu ka mohuar përgjasimin e Tij me krijesat e Tij dhe në anën tjetër ia ka vërtetuar vetës së Tij se posedon dëgjim dhe shiqim. Në këtë mënyrë kuptohen edhe cilësit tjera.
Prej gabimit dhe devijimit të qartë është komentimi apo ndryshimi i kuptimit të disa cilësive të Allahut sikur që bëjnë me qëndrimin e Allahut mbi Arsh të cilin e komentojnë me  mbizotërim. Kuptimi i fjalës istiva është ngritje dhe lartësim sikur që e ka komentuar këtë Imam Buhariu nga Muxhahidi dhe Ebu Alijeh. Këta dy të fundit janë prej selefëve sepse janë prej tabiinve. Komentimi apo ndryshimi i cilësive të Allahut mund të qojë edhe në mohimin e atyre cilësive. Ndryshimi i kuptimit të fjalës isteva (qëndrim) me fjalën istevla ( mbizotërim) nënkupton prishje dhe mohim e cilësis së Allahut. Allahu thotë: “ I Gjithmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhëris së Tij) ( ta ha 5). Po ashtu fjala e Allahut në kaptinën Mulk: A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet (Mulk 16). Fjala në qiell ka kuptimin mbi qiell. Po ashtu fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Allahu ka shkruar një libër para se të krijoj krijesat se mëshira Ime ka mundur hidhërimin Tim dhe ky libër është tek Ai mbi Arsh” ( muttefekun alejhi). Pra komentimi i cilësive të Allahut do të thotë ndryshim i cilësive të Tij sikur që ka thënë Muhamed Emin Shenkiti Autori i librit “ Advaul bejan” ku iu drejtohet atyre të cilët ndryshojnë cilësit e Allahut dhe thotë: “Ata të cilët i mohojnë cilësit e Allahut duhet të kenë parasysh dy gjëra:
E para që mos të hyjnë nën fjalën e Allahut i Cili iu drejtua qifutve: “e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: "Hittatun"ndjesë ( bekare 58). Ndërsa ata në vend të fjalës Hittatun shtuan fjalën Hintatun. Bënë këtë ndryshim të fjalës duke shtuar shkronjën –n-. Allahu këtë shtesë e quajti ndryshim, ku Allahu tha në surën Bekare: E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë (Bekare 59). Kështu veprojnë edhe ata të cilët i ndryshojnë cilësit e Allahut. Kur iu thuhet atyre isteva (qëndrim) ata shtuan shkronjë –l- dhe e bënë istevla (mbizotërim). Pra vepra e tyre është e ngjashme me veprën e qifutve të cilët shtuan në fjalën hittatun shkronjën –n- dhe e bënin hintatun.
Allahu e ka veçuar vetën me cilësi të veçanta që e dallojnë Atë nga krijesat e Tij sikur që është dija e të fshehtës. Allahu thotë në Kuran: “ Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij” (En’am 59). Ndërsa Allahu nëse dëshiron ia tregon disa fshehtësi të Dërguarve të Tij përmes shpalljes. Allahu thotë: Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.
Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atë botë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë) (Xhinn 26- 27).Prej kufrit  dhe mohimit të Allahut është të thuash se prej mirësisë së Pejgamberit janë edhe kjo botë dhe bota tjetër. Kjo botë dhe bota tjetër janë krijesa të Allahut e jo prej mirësisë së Pejgamberit, e as prej krijimit të tij. Allahu thotë: Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo (Lejl 13). Po ashtu prej kufrit dhe devijimit është të thuash se i Dërguari i Allahut e di të fshehtën. I dërguari i Allahut nuk e di se çka ka në lehvi mahfudh dhe atë që ka shkruar lapsi, sepse kjo është prej fshehtësirave të përgjithshme që nuk i di askush përveq Allahut. Një gjë të tillë e ka cek Kurani: Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!"(Neml 65). Allahu në këtë ajet ka përjashtuar edhe të Dërguarin e Tij që të di diçka nga e fshehta, ndërsa përjashtimi i njerëzve tjerë sikur eulijat është edhe më primar. Eulijat nuk kanë mundësi ta dinë edhe fshehtësit të cilat Allahu ia ka treguar të dërguarve të Tij përmes shpalljes sepse shpallja nuk zbret mbi eulijat, ajo është e veçant vetëm për pejgamberët. Çdo kush që pretendon dijën e fshehtë ose i besohet atij që pretendon këtë ai ka kundërshtuar imanin e tij. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ ai i cili shkon tek falltori apo tek ai që pretendon dijën e fsheht dhe beson në atë që thotë ai veç ka mohuar atë që i ka zbrit Muhamedit”( hadith i vërtetë transmeton Ahmedi).
Ajo që ndodh sot me këta njerëz, me këta rrenacak dhe mashtrues së njerëzve janë vetëm mendime, vese të shejtanit. Sikur të ishin të sinqert në atë që e thonë do të na kishin njoftuar për fshehtësit e qifutve dhe nuk do të ishin bë të nevojshëm për njerëzit që të marin pasurin e tyre pa të drejtë.

Prej gjërave që kundërshtojnë imanin është  edhe  mohimi apo fyerja e Pejgamberve

Ky është lloji i katërt i kundërshtimit të imanit që përfshinë mohimin e ndonjërit prej pejgamberëve, dhe kjo është në disa forma:
E para:
Të mohoj mesazhin e pejgamberit sepse dëshmia e Pejgamberit është prej kushteve të islamit.
E dyta:
Të fyej Pejgamberin, të dyshoj në sinqeritetin e tij, besnikërin e tij, të tallet me të, të ulë vlerën e tij, ose ti mohoj sjelljet e tij që kanë ardhë në hadithe të vërteta.
E treta:
Të përgënjeshtrojë apo të dyshoj në hadithet e vërteta, ose mos ti pranoj lajmet e vërteta për të cilat ai na ka paralajmëruar. Sikur që është dalja e Dexhallit, zbritja e Isait alejhi selam dhe lajme tjera të cilat janë vërtetuar në Kuran ose në hadithet e vërteta të Pejgamberit.
E katërta:
Që mos të besoj ndonjërëin prej pejgamberve të cilët i ka dërguar Allahu para Muhamedit alejhi selam. Ose të mos besoj në tregimet e tyre për të cilat na ka lajmëruar Kurani ose hadithet e vërteta.
E pesta:
Ai i cili pretendon se ka pejgamber pas Muhamedit sikur Gulam Ahmed prej Kadijanive ai është pabesimtar sepse Allahu thotë:Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.( ahzab 40). Po ashtu i dërguari i Allahut thotë: “ Unë jam i fundit që nuk do të ketë pejgamber pas meje” ( muttefekun alejhi). Ai që beson se  ka pejgamber pas Muhamedit pa marrë parasysh se kush është ai është pabesimtarë dhe ka kundërshtuar imanin e tij.
E gjashta:
Ti dhurosh Pjegamberit  cilësi të cilat nuk i atribuohen askujt tjetër përveq Allahut. Sikur që mendojnë disa se i Dërguari i Allahut di çdo të fshehtësi, sikur që thon sufitë. Gjersa njëri prej tyre iu është drejtuar Pejgamberit:
O ti i cili i di të fshehtat
Tek ti jemi drejtuar
O ti i cili shëron zemrat
Përshëndetjet qofshin mbi ty.
E shtata:
Të kërkosh prej Pejgamberit atë që nuk ka mundësi askush të ofroj përveç Allahut. Sikur që kërkojnë disa nga Pejgamberi ndihmë, shërim dhe gjëra tjera të cilat janë prezente sot në mesin e muslimanëve. Në veçanti sufitë të cilët mbushin fjalët dhe poezit e tyre duke kërkuar ndihmë prej Pejgamberit. Allahu thotë:  ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë (Enfal 10).  I Dërguari i Allahut thotë: “nëse kërkon, kërko vetëm prej Allahut”. Nëse Allahu përjashton edhe të Dërguarin  e Tij që të jetë ndihma prej tij, atëherë çka mbetet me ata njerëz të cilët evlijat e tyre i cilësojnë se ata e dinë të fshehtën, ose zotohen për ta, ose therrin kurbanë për ta, ose kërkojnë prej tyre atë që nuk kërkohet prej askujt përveç prej Allahut, sikur  kërkimin e rrizkut, shërimin, ndihmën dhe të tjera!
E teta:
Ne nuk mohojmë mrekullit e pejgamberve e as nuk mohojmë kerametet e evliave. Por, atë që nuk e pranojmë është që mos ti bëjmë ata shokë me Allahun dhe mos të ju lutem atyre sikur që i lutem Allahut, ose të therrim për ta sikur që therrim për Allahun. Ndërsa shohim disa varre që i quajnë varre të evliave të mbushura  me pasuri ku atë pasuri e marrin shërbëtorët dhe pronarët e atij vendi dhe kështu hanë pasurin e të tjerve pa të drejtë, ndërsa në anën tjetër shohim të varfër të cilët nuk gjejnë as një kafshatë për ta lehtësuar varfërin e  tyre.
Shumë prej këtyre varreve dhe prej këtyre vendeve që vizitohen në esencë nuk janë lajme të vërteta. Këto trillime janë prej  rrenacakëve dhe atyre që i mashtrojnë njerëzit që të hanë pasurin e tyre pa të drejtë.
Kam dëgjuar prej një profesori në vendin e shenjët një tregim se një njeri i varfër është takuar me një njeri të varfër. Secili prej tyre iu ankua njëri tjetrit për varfërinë. Shiquan në varrin e një evliaje  që ishte i mbushur me të holla. Njëri prej tyre tha: Do ta hapim një varr dhe do të vendosim në të një evlija që të bëhemi të pasur. Shoku i tij u pajtua më këtë mendim. Duke ecur rrugës  panë një gomar i cili ishte gati për të ngordhur. E therrën gomarin dhe e hapën një gropë pastaj e vendosën  në të. Pastaj varrin e ngritën dhe e vendosën mbi të një kupollë dhe secili prej tyre filluan që të lëmojnë këtë varrë për bereqet. Kur njerëzit kaluan pranë tyre dhe i panë në këtë gjendje i pytën se i kujt është ky varrë? Ata iu përgjigjen: Ky është varri i njërit prej evlijave Hubejsh b. Tubejsh i cili ka pas aq shumë keramete sa që nuk kemi mundësi ti numrojmë. Njerzit u mahnitën dhe u mashtruan nga kjo fjalë dhe filluan që  të hedhin para tek ky varrë gjersa ata tubuan një shumë të madhe të pasurisë. Këta dy të varfër pastaj filluan të ndajnë pasurin e tyre që kishin tubuar nga ky gomar dhe filluan të grinden në ndarjen e pasurisë. Filluan të bërtasin për shkak të mosmarrëveshjes. U tubuan njerëzit, pastaj njëri prej tyre tha: Betohem në këtë evlija se unë nuk kam marrë asgjë prej teje. Shoku i tij i tha: Po betohesh në këtë evlija ndërsa unë edhe ti e dimë se në këtë varrë është një gomar të cilin e kemi varros vetë me duart tona. U habitën njerëzit. U penduan për zotimet dhe pasurinë që kishin lënë tek ky varrë dhe morën pasurin e tyre të cilën e kishin lënë tek ky varrë.

Shikone se Qfar Thot Dr.Shefqet Krasniqi

Thursday, August 29, 2013

“Intervenimi ushtarak në Syri, ka për qëllim!”

“Intervenimi ushtarak në Syri, ka për qëllim!”

Dr. Abdulvehab el-Humejkani nga Jemi në lidhje me intervenimin ushtarak kundër regjimit të Beshar el-Asadit mikut të sionistëve thotë:

- I mençuri nuk mundë ta besoj se perëndimi dëshiron ti dal në ndihmë popullit të masakruar, ata më shumë se dy vite mbyten e persekutohen me bekimin e perëndimit, kjo është e qartë. Nuk ka mundësi ta besoj një i mençur këtë, se perëndimi dëshiron ta eliminoj sundimin Nusejrit. Ku francezët, vetë ata, e mbjellën këtë farë në Sham, dhe perëndimoret e rritën (u kujdesën) me dekada për pushtetin Besharijan vetëm e vetëm për ta ruajtur Izraelin.

- Perëndimit nuk i kanë dal llogaritë mirë në Syri, ata menduan se duke u zgjatë luftimet do të përfundojnë islamistat në varre. Por ndodhi e kundërta ata u forcuan, fituan përvojë, gjetën pranim në popull, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në Sham. Kështu që filluan fitoret të duken haptas, ndërsa pushtetti alevit filloi me i ardhur era cofëtinë.

Perëndimoret nëpërmjet sulmeve kanë për qëllim:

- Shkatërrimi i depove të armatimit, edhe ajo që i ka mbetur që mos të bie në duart e islamistëve;
- Sulmi mbi grupet e luftëtarëve çlirimtarë, dhe hapja e betejës nga ajri për ti sulmuar me aeroplan pa pilotë.
- Përgatitje tereni për ushtrinë Syrijane, të cilët janë përgatitur dhe ushtruar nga perëndimorët në Jordani, që të sundojnë shtetin e ardhshëm Syrijan.

Dr.Shefqet Krasniqi

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

" O Zot! Na ndero edhe ne, me të mirat që i kanë hije madhështisë së tij, pejgamberit tonë.

Edhe të lutemi të na japësh mirësinë e punë të mira si të të gjithë pejgamberëve, të cilët e kanë treguar rrugën që ke pëlqyer ti O Zot,

dhe që i kanë ftuar njerëzit të të njohin Ty dhe të arrijnë kënaqësinë Tënde".

Shqip

Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë. (Ja Sin : 11)

Falja E Namazit

TRE PYETJE PËR ATEISTËT (PABESIMTARËT)

TRE PYETJE PËR ATEISTËT (PABESIMTARËT)
1. Kush krijoi asgjënë (apo ajo ekzistonte gjithëherë?)
Sigurisht që një hapësirë aq e madhe siç është Universi duhet të ketë patur ndonjë paraardhës? Ose nuk pati aspak paraardhës? Sido që të jetë, hapësira e Universit nuk u gjet aty vetë, rastësisht.
Ne besimtarët besojmë që All-llahu e krijoi atë.
2. Kush krijoi materien (prej asgjësë?)Po e supozojmë që hapësira që folëm në pikën e parë ka ekzistuar. Po prej saj si u krijua e gjithë ajo masë e materieve të ngurta që formojnë planetet, yjet dhe trupat tjerë qiellorë? Keni përgjigje për këtë?
3. Kush krijoi jetën e parë (a thua ajo u krijua nga materia e pajetë?)A thua prej materies së pajetë do të mund të ngjallej jeta e parë? Cilat ishin qelizat e para që funksionuan? U bë veza ose pula e para?
Për ne besimtarët është shumë qartë. Kjo s’mund të ndodhte pa komandën e të Lartmadhëruarit Zot. Edhe diçka, përgjigja e "vezës ose pulës" gjendet në Kur'an:
35:11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift.
42:11. Ai (Zoti) është Krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë.

MARGARITARË NGA BESIMTARËT E PARË III



MARGARITARË NGA BESIMTARËT E PARË III

"Njeriut i mjafton si mëkat, që kur t`iu thuhet atij: Frikësoju Allahut! - i tilli të mllefoset, dhe të thotë: Merru me veten!" (Ibn Mes`udi, Allahu qoftë i kënaqur me të!)

"Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi, përderisa e marrin dijen nga të mëdhenjtë (dijetarët) e tyre, e kur ta marrin atë nga të vegjlit (bidatçinjtë) dhe të këqijtë, do të shkatërrohen". (Abdullah bin Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)

"Dy reqate namaz me përsiatje janë më të mira sesa një namaz nate pa zemër". (Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!)

Veprën e vogël shumë herë nijeti e zmadhoi
Njashtu atë të madhen shumë herë e zvogëloi
(Ibnu-l-Mubareku, Allahu e mëshiroftë!)

"Ai që dëshiron të përmendet nuk përmendet; e ai që e urren një gjë të tillë përmendet". (Fudajli, Allahu e mëshiroftë!)

"Allahu nuk ta ka lejuar ta mundosh një qen, apo derr pa të drejtë, e si atëherë e mundon një musliman?!" (Fudajli, Allahu e mëshiroftë!)

"Vepra më e mirë është kundërshtimi i egos së shpirtit". (Ebu Sulejman ed-Darani, Allahu e mëshiroftë!)

"Vërtet ne e tubuam këtë dije me nga një e dy hadithe, dhe me nga një e dy mesele". (Imam ez-Zuhriu, Allahu e pastë mëshiruar!)

"Nëse e kam thënë ndonjë fjalë që e kundërshton Librin e Allahu të Lartësuar dhe hadithin e të Dërguarit -sal-lallahu alejhi ue selem!-, atëherë lëreni fjalën time!" (Imam Ebu Hanife, Allahu e pastë mëshiruar!)

"Kërkimi i dijes është më me vlerë sesa namazi vullnetar". (Imam Shafi`iu, Allahu e mëshiroftë!)

"Ai që e dëshiron këtë dunja, le të kërkojë dije, po ashtu edhe ai që e dëshiron ahiretin, le ta bëjë një gjë të tillë". (Imam Shafi`iu, Allahu e mëshiroftë)

"Sikur të mos ishin dijetarët, njerëzit do të ishin po si kafshët!" (Hasen el-Basriu)

Uvejs el-Karani -Allahu e pastë mëshiruar!- ka thënë: "Lutja për vëllain tënd në mosprezencë, është më e mirë sesa vizita dhe takimi (i tij)".

Ebu Derda, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, ka thënë: "Që ta mësoj një mesele, është më e dashur për mua sesa namazi i natës". (Libri: Rihletu-l-ulema fi talebi-l-ilm)

Një njeri i tha Junus bin Ubejdes këshillomë! - "Të këshilloj me devotshmëri ndaj Allahut dhe bamirësi: ngase "Allahu është me ata që janë të devotshëm dhe ata që janë bamirës". - iu përgjigj.

Vijon në dashtë Allahu!

Zgjodhi dhe përktheu: Burim Koçinaj


Urtësi: Vëllai, Burri apo Fëmija



Urtësi: Vëllai, Burri apo Fëmija


Thuhet se Haxhaxh bin Jusuf eth-Thekafij ka urdhëruar për kapjen e tre personave të akuzuar dhe vendosjen e tyre në burg. Më pas urdhëroi që t’u prehet koka, dhe kur i sollën para xhelatit Haxhaxhi pa një grua të pashme që po qante dhe tha: Silleni atë!

Pasi e sollën para tij e pyeti: Përse po qanë?

U përgjigj: Ata për të cilët urdhërove t’iu prehet koka janë: Burri, vëllai dhe djali im. E si mos të qajë?
Haxhaxhi vendosi që ta falte njërin prej tyre si nderë për atë dhe i tha: Zgjedhe njërin prej tyre që ta fali. Dhe mendoi se ajo do të zgjedhte fëmijën e saj.
Mbretëroi heshtja në vendin e ngjarjes dhe sytë shikonin drejt gruas se cilin prej tyre do ta zgjedhte që të falej.
Heshti një çast dhe tha: “Vëllain”.
U çudit Haxhaxhi me përgjigjen e saj dhe e pyeti për sekretin e zgjedhjes së saj?
U përgjigj: Burri gjendet, d.m.th mund të martohem me një burrë tjetër. Fëmija lind, d.m.th pas martesës mund të lindë fëmijë, ndërsa vëllai nuk mundet ta gjejë, sepse nënën dhe babain nuk i kam më.
Fjala e saj u konsiderua tek Haxhaxhi urtësi dhe për t’u marrë shembull, kështu që vendosi t’i falë që të tre.

Subhanallah!

Vëllai nuk e din vlerën e vëllait dhe motrës vetëm atëherë kur e humbim ndonjërin prej tyre. Ruaji lidhjet mes teje dhe vëllezërve e motrave tua, sepse ajo është një diçka që nuk zëvendësohet.
Nëse e humbë nuk mund ta kthesh më asnjëherë.
Dërgo mesazh dashurie dhe respekti tek çdo vëlla dhe motër që e ke, dhe mos e vono këtë, sepse ndoshta ata janë të nevojshëm për këtë.

Allahu na bashkoftë në xhenet me vëllezërit dhe motrat tona!

Amin!!!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi